Selia blu në Tiranë mohon lajmet për dorëheqje nga lista të drejtuesit politik të PD-së në Vlorë Bujar Leskaj. Në një deklaratë shpërndarë për mediat, PD thotë se lajme të tilla janë shpifje dhe trillime nga Edi Rama.
“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlorë Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë” mbyllet deklarata e PD.
Nada Meçorapaj, ish-deputete e PD në Vlorë dhe kandidate për zgjedhjet e 25 prillit në një prononcim për Abcnews.al sqaroi debatet e forta mbrëmjen e sotme në kryesinë e degës së qytetit bregdetar për listat.
Meçorapaj hodhi poshtë zërat për një dorëheqje të drejtuesit politik, Bujar Leskaj, por nuk i mohoi debatet, që i cilësoi reaksione normale pas shpalljes së listave (lexo ketu).
LISTA e PD-së Vlorë
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj (PDIU)
Nada Daullja
Jolio Dine
Julian Zoto
Nada Meçorapaj
Lasko Milto Nasti (PBDNJ)
Atird Hoxhaj
Alta Hazizi
Lorenc Dane
Edmond Fetah
Maniola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani
/ db/ Abcnews.al