Dorëheqja e Zaevit, qeveria e Maqedonisë: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja

schedule23:54 - 1 Nëntor, 2021

schedule 23:54 - 1 Nëntor, 2021

“Shumica parlamentare është stabile”, vlerësojnë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut e cila sot organizoi takim me partnerët e koalicionit për të diskutuar stabilitetin e koalicionit qeveritar pas dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev.

“Sot me ftesë të kryeministrit Zaev në Qeveri u zhvillua takim i përfaqësuesve të të gjithë partive politike që e përbëjnë shumicën parlamentare në Kuvend”, deklarojnë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që të gjithë partnerët morën pjesë.

Qeveria vlerësoi që “zgjedhjet e reja e fusin vendin në një krizë të re politike, ekomomike, shoqërore dhe të sigurisë, duke e ngadalësuar edhe procesin euro-integrues”.

“Shumica parlamentare është stabile dhe përgjegjëse për të ardhmen e shtetit dhe popullit. Së bashku u konstatua se Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët të vendit nuk i nevojitet zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, vlerësojnë nga qeveria, shkruan Alsat.

Zoran Zaev njoftoi dorëheqjen si kryeministër dhe nga drejtimi i partisë, pasi “LSDM” humbi shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në Maqedoninë e Veriut.

“VMRO DPMNE” kërkoi ndërkaq zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi ajo fitoi shumicën e komunave, madje edhe në disa shqiptare. Për herë të parë në 30 vite Shkupi do të drejtohet nga një grua, që fitoi si kandidate e pavarur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!