Dorëheqja e Sandër Lleshajt, Rama 45 minuta në zyrën e Ruçit! Kush e shoqëroi

schedule12:42 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 12:42 - 11 Dhjetor, 2020

Një ditë pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si pasojë e protestave masive pas vrasjes së të riut nga policia, kreu i qeverisë Edi Rama ka shkuar në kryesinë e Kuvendit ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Esiona Konomi për ABC se takimi ka nisur mesditën e sotme, dhe ka zgjatur 45 minuta. Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Klotilda Ferhati, ndërkohë që në fokus ka qenë pikërisht çështja e postit të ministrit të Brendshëm.

Pas mbërritjes nga SHBA, Rama njoftoi dje në konferencë për shtyp se ministri Lleshaj ka paraqitur dorëheqjen nga posti pas ngjarjes së rëndë që solli revoltë në qytet./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!