Dorëheqja e Martinit, reagon klubi i Teutës: Faleminderit për gjithçka dhe suksese në të ardhmen!

schedule10:05 - 27 Nëntor, 2021

schedule 10:05 - 27 Nëntor, 2021

Dorëheqja e Edi Martinit pas humbjes në kampionat kundër Partizanit, ishte shumë e vështirë për trajnerin shkodran i cili nuk e kapërdiu dot humbjen e skuadrës së tij në javën e 10-të të superiores.

Martini njoftoi largimin e tij nga Teuta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili për dy sezone me djemtë e detit ka arritur të fitojë titulin kampion, Kupën e Shqipërisë si dhe dy herë Superkupën, duke u larguar si trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit.

Ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i klubit të Teutës që nëpërmejt një postimi ë ‘Facebook’ ka konfirmuar shkëputjen e marrëveshjes me Martinin të cilët e falenderojnë për kuntributin e dhënë në krye të durrsakëve.

Ja njoftimi i plotë i Teutës:

Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Eduard Martini.

Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta filloi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkembin me një kontratë dy vjecare, kur ai ishte 44-vjeçar. Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem. Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021.

Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një turë Uefa Conference League por fitoj dhe Super Kupën e Shqipëris ndaj Vllaznis, por me ecurin jo të mirë gjatë 10-të javëve të para Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Eduard Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen!

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!