Dorëheqja e kupolës së PD-së Korçë, Basha: Diversion! Po “SMV”-të? Do të shtrihen kudo

schedule13:02 - 27 Korrik, 2021

schedule 13:02 - 27 Korrik, 2021

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk pranoi sot që të komentonte dorëheqjen e kupolës së degës së Korçës.

Kësaj radhe diversioni nuk do të funksionojë, pasi nuk kam ndërmend që t’iu jap atyre që duan ta heqin vëmendjen nga kjo ditë e rëndësishme, nga raporti i OSBE dhe konstatimi i asaj që kemi thënë që është dhe duhet të jetë shqetësimi i cdo kujt” tha Basha.

Lexo edhe: Raporti i OSBE, Basha: Të hetohen autorët e masakrës së 25 Prillit

PD nuk do të tërhiqet nga Struktura e Mbrojtjes së Votës, e njohur si “SMV” dhe që u përdor në zgjedhjet e 25 Prillit me argumentin e mbrojtjes së procesit të lirë zgjedhor. Lulzim Basha tha sot se PD do ta shtrijë kudo përderisa prokuroria dhe policia nuk bëjnë detyrën e tyre.

Lexo edhe: Protesta? Lulzim Basha zbulon strategjinë e opozitës në shtator

Paligjshmëria ka të bëjë me blerjen e votës, kërcënimin e qytetarëve, e paligjshme është të shkelësh Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet që u bënë.

Ndërsa mbrojtja e votës nuk është vetëm detyrë e PD-së por e cdo qytetari dhe ky është një aspekt që PD do ta zhvillojë, përmirësojë, shtrijë kudo, forcojë, si një detyrë të lartë patriotike, demokratike, qytetare dhe ligjore.

Lexo edhe: Non-grata/ “Për Berishën i njëjti standard si Tom Doshi”? Përgjigjet Basha

E kundërta përbën paligjshmëri dhe krim. Të shikosh një krim dhe të mos e parandalosh apo denoncosh është një vepër penale” tha ai./ Abcnews.al