Dorëheqja e bujshme, vjen goditja e madhe ndaj Putinit pas pushtimit të Ukrainës

schedule17:21 - 7 Mars, 2022

schedule 17:21 - 7 Mars, 2022

Shteti mbështetës i ofensivës ushtarake të Putinit në Ukrainës, Bjellorusia është tronditur nga një dorëheqje e papritur në rangjet e larta të drejtimit të ushtrisë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqjen Zëvendësministri bjellorus i Mbrojtjes gjeneralmajor Viktor Gulevich.

Ky i fundit ishte në listën e personave që iu vunë sanksione nga Perëndimi, ndërsa në letrën e dorëheqjes ka shkruajtur se nuk mund të vijonte detyrën pasi nuk mbështeste pushtimin e Ukrainës nga Putini.

Me argumentin se ushtria bjelloruse ndihmoi pushtimin e Ukrainës, Britania vendosi një grup oficerësh të rangut të lartë bjellorusë dhe zyrtarë qeveritarë në listën e sanksioneve. Në këtë listë ishte përfshirë edhe emri i Viktor Gulevich, raporton abcnews.al.

Gjeneralmajor Viktor Gulevich, i cili është gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Bjelloruse, pranoi se Bjellorusia nuk mund të formonte as një batalion të vetëm, duke thënë se ushtarët në ushtri refuzuan të merrnin pjesë në okupimin rus.

Gulevich, i cili ishte urdhëruar të “kontribuonte drejtpërdrejt në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”, u konsiderua gjithashtu përgjegjës për vendosjen e forcave ruse në kufirin Bjellorusi-Ukrainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!