Dorë të hekurt ndaj krimit, Kryeministri britanik publikon planin e sigurisë

schedule13:45 - 11 Gusht, 2019

schedule 13:45 - 11 Gusht, 2019

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka deklaruar se ka hartuar një plan të ri për t’i vënë fre valës së kriminalitetit që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Xhonson ka premtuar më tepër kompetenca për policinë dhe burgje të reja, por për mediat, plani i tij ka vetëm qëllime politike.

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka njoftuar hartimin e një plani të ri anti-krim, me vlerë 2.5 miliardë stërlina, që mes të tjerash parashikon edhe ristrukturimin e sistemit të burgjeve.

“Koha e mëshirës ka marrë fund”, ka deklaruar Xhonson duke iu referuar epidemisë së agresioneve me armë të ftohta dhe akteve të tjera të dhunës të kryera nga bandat kriminale. Ai ka premtuar ngritjen e burgjeve të reja dhe më shumë kompetenca për policinë, me qëllim, siç ka thënë, marrjen nën kontroll të rrugëve. Por për të përjavshmen “Meill on Sandej”, plani i kryeministrit është vetëm një përpjekje e tij për të riafirmuar reputacionin e konservatorëve si partia e rendit dhe ligjit, përballë opsionit të zgjedhjeve që mund të mbahen vjeshtën e ardhshme.

“Duhet të përdorim dorë të hekurt ndaj krimit edhe nëse kjo do të thotë të përballemi direkt me kriminelët”, ka thënë Xhonson. Ai ka dënuar atë që e ka quajtur “kulturën e pafytyrësisë” së bandave kriminale, që sipas tij mendojnë se mund t’u shkatërrojnë jetën njerëzve dhe t’ia hedhin pa u ndëshkuar. “Duhet ta ndryshojmë balancën e frikës. Dua që frikë të kenë kriminelët dhe jo qytetarët e thjeshtë”, ka shtuar Xhonson.

Muajin e kaluar, qeveria britanike premtoi se do të rekrutojë 20 mijë policë shtesë për të zëvendësuar numrin e oficerëve të larguar që kur Konservatorët u kthyen në pushtet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!