”Dora e Zotit”, Maradona pezullon xhirimet e filmit të dedikuar për të

schedule18:20 - 13 Korrik, 2020

schedule 18:20 - 13 Korrik, 2020

Legjenda e Argjenitës, Diego Armando Maradona, pritet të ketë shumë shpejt një film të dedikuar për të. Është regjizori Italian, Paolo Sorrentino, ai që ka marë përsipër projektin e vëshirë dhe filmi pritet të titullohet ‘’Dora e Zotit’’. Kjo për shkak të golit të famshëm të tij në Kupën e Botës në Angli në vitin 1986.

Filmi pritej të lançohej në platformën ‘’Netflix’’, por për momentin çdo gjë ka stopuar. Mesa duket Maradonës nuk i ka pëlyqer aspak kjo gjë dhe ka qenë avokati i kampionit të Botës se ka deklaruar se ish-futbollisti nuk ka autorizuar asgjë rreth filmit.

‘’Diego Armando Maradona nuk ka autorizuar askënd për përdorimin e imazhit të tij në këtë film. Tashmë jemi duke studiuar një strategji ligjore me kolegët tanë italian për një ankesë zyrtare në lidhje përdorimin e paligjshëm të një marke të regjistruar’’, shkruan avokati i Maradonës në ‘’Twitter’’. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!