Dopietë “latine”, Montenegro trefishon shifrat në “Arena Egnatia”

schedule14:38 - 5 Mars, 2024

schedule 14:38 - 5 Mars, 2024

Pas dy golave të shënuar në pjesën e parë të sfidës, ndaj “Kurbinasve” të Laçit, “Rrogozhinasit” e Egnatias kanë arritur të gjejnë sërish rrugën e rrjetës, duke “hipotekuar” kalimin e tyre, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisës.

Pas një “pushtimi” të bukur të krahut, nga “fantazisti” turk, Melih Ibrahimoglu, ky i fundit futet në zonë dhe pason një top perfekt për “bomberin” nga Kosta Rika, Jurguens Montenegro, i cili me portën bosh e shtyn sferën drejt rrjetës. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!