Donte të vriste qentë, 59 vjeçari plagos kushëririn në Gjirokastër

schedule11:14 - 7 Shkurt, 2022

schedule 11:14 - 7 Shkurt, 2022

Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e kësaj të hëne në Gjirokastër. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar, ku 59 vjeçari duke qëlluar ndaj qenve të lagjes ka plagosur kushëririn e tij.

Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me iniciale A.M. 59 vjeç ishte duke përndjekur qentë në fshat dhe ka qëlluat me armë zjarri ndaj tyre, ku nga plasja e saçmes nga gryka e armës së gjahut, ka dëmtuar kushëririn e tij Siri Muro qe ishte në krahë të agresorit të qenve.

Lëndimi nga saçmja ka qenë serioz ç’ka e ka adresuar atë ne drejtim te spitalit rajonal te Gjirokastres për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!