Donte të ndahej, 14-vjeçari qëllon 3 herë në kokë të dashurën: Duhet të vdesësh

schedule10:22 - 12 Janar, 2023

schedule 10:22 - 12 Janar, 2023

Një djalë 14-vjeçar nga Wisconsin dyshohet se ka qëlluar të dashurën e tij të paktën tre herë në kokë, pasi kërkoi të ndahej me të. Vajza, e identifikuar nga familja si 14-vjeçarja Jazlene Jones, është në spital, sipas mediave të huaja.

Elia Olson, nga Racine, u akuzua për tentativë vrasjeje dhe posedim armësh. Nëse shpallet fajtor, Elia mund të dënohet deri në 60 vite burg.

Të dielën pak para mesditës, çifti ishte parë në shinat hekurudhore në qytet, rreth 25 milje në jug të Milwaukee, duke pirë duhan. Sipas Jazlene, pasi ajo i tha Elias se donte t’i jepte fund lidhjes, ai dyshohet se e urdhëroi atë të fikte telefonin e saj përpara se ta hidhte dhe t’i drejtonte armën në kokë dhe të qëllonte.

Jazlene iu lut atij mos ta qëllonte, por Elia dyshohet se i tha asaj se: “Duhet të vdesësh”. Ai e qëlloi atë dy deri në tre herë të tjera përpara se të ikte.

Vajza u dërgua në spital me tre plagë me armë zjarri në kokë. Një nga plumbat hyri përmes mollëzës së saj të majtë dhe u fut në qafën e saj pranë arteries karotide, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Në spital, Jazlene thuhet se ishte e vetëdijshme dhe identifikoi Elia si personin që e qëlloi. Familja e Jazlene tha se ajo iu nënshtrua një operacioni të rëndë dhe janë planifikuar disa operacione të tjera, por ka shpresa se do të mbijetojë.

“Në moshën 14-vjeçare, kjo foshnjë tani do të duhet të kalojë jetën me një sy dhe të jetojë me plumba në qafë dhe kokë”, tha familja në një faqe GoFundMe.

“Duke marrë parasysh gjendjen/situatën e Jazlene, ajo është në gjendje të mirë shpirtërore dhe është një mrekulli që është gjallë.

Familja e saj vlerëson gjithë dashurinë, lutjet dhe mbështetjen që të gjithë i kanë dhënë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!