Donte të hakmerrej për vdekjen e burrit, kush ishte gruaja që shiti gjithçka për të blerë një tank

schedule10:51 - 4 Tetor, 2022

schedule 10:51 - 4 Tetor, 2022

History of Yesterday

Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët po përdornin taktikat e tyre të Blitzkrieg(sulm i befasishëm) për të pushtuar qytetet, sovjetikët po pësonin humbje të mëdha jo vetëm për shkak të mungesës së burimeve për të mbrojtur në fakt trupat por edhe për shkak të moralit të ulët të ushtarëve.

Shumë ushtarë u vranë, duke lënë shumë gra të vëja, por disa histori dashurie nuk mbarojnë kështu.

Por një histori ishte ndryshe

Kjo histori nisi në Gadishullin e Krimesë, një zonë e ashpër lufte për numrin e betejave që janë zhvilluar. Një gjë ishte e sigurt, ata në Krime nuk donin të humbisnin shtëpitë e tyre, kështu që luftuan shumë kundër ushtarëve gjermanë.

Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, ata ishin më të shumtë në numër dhe të armatosur, kështu që shumica e ushtarëve vdiqën. Humbja e një njeriu të dashur kishte zgjuar zemërimin që u kthye në urrejtje për gjermanët, raporton abcnews.al.

Mariya Oktyabrskaya ishte gruaja e një prej ushtarëve që kishte dhënë frymën e fundit për t’u mbrojtur kundër gjermanëve në frontin e Krimesë. Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1941, Mariya kishte aq shumë dhimbje nga humbja e saj, saqë ajo shiti të gjithë pronën e saj për të blerë një tank  T-34 model 1941 dhe për t’ia dhuruar ushtrisë sovjetike në kushte të caktuara, që përfshinte pjesëmarrjen e saj  në betejë.

Kjo kërkesë iu dërgua vetë Stalinit me një çek prej 50,000 rubla, që ishte çmimi për të ndërtuar një tank-34 të vitit 1941. Stalini ishte jashtëzakonisht krenar kur pa një grua që jo vetëm dëshironte të luftonte për vendin e saj, por edhe të blinte armaturat.

Kërkesa e saj u pranua. Në të njëjtën kohë, Mariya nuk ishte inxhiniere mekanike, por ajo kishte marrë shumë njohuri nga i shoqi jo vetëm për operacionet teknike dhe mekanike të tankeve, por edhe disa trajnime bazë luftarake.

Një luftëtare e lindur

Mariya Vasilyevna Oktyabrskaya lindi më 16 gusht 1905 dhe vinte nga një familje e varfër me dhjetë fëmijë në Ukrainë, Krime. Ajo kishte punuar për një kohë të gjatë në një fabrikë konservash dhe më pas si operatore telefonike.

Në vitin 1925 ajo u martua me një oficer të ushtrisë sovjetike. Më vonë, ajo punoi si infermiere e ushtrisë, për këtë arsye asaj iu kërkua edhe trajnimi bazë për armët, por burri i saj i kishte treguar madje se si të drejtonte një tank.

Me sistemin komunist në fuqi, shumë gra të ushtarëve dhe oficerëve sovjetikë u detyruan t’i bashkoheshin shërbimit ushtarak ose si infermiere ose në departamente të tjera.

Skuadrilja ushtarake ku ajo ishte caktuar ishte e shqetësuar pasi nuk ishin të sigurt nëse kjo grua ishte gati për frontin lindor. Megjithatë, ajo u kishte treguar atyre disa nga aftësitë e saj ushtarake të mësuara nga i shoqi.

Ajo që e bëri të sigurt ekuipazhin e saj të tankeve ishte trimëria që ajo tregonte në fytyrën e saj. Meqenëse ishte larguar nga shtëpia për të luftuar në front për t’u hakmarrë ndaj burrit të saj, ajo ishte ende e trishtuar nga humbja e bashkëshortit të saj.

Jo vetëm që ajo ishte një ushtare e zonja, por edhe një mekanike e guximshme. Në betejën e saj të parë, tanku T-34 ishte goditur nga një predhë që dëmtoi motorin. Pasi e rregulloi, ajo vazhdoi të luftonte.

Ajo kishte luftuar për një vit dhe arriti të detyronte gjermanët të tërhiqeshin për në Hungari. Ajo kishte pësuar disa lëndime të rënda nga një predhë mortajash që e goditi atë ndërsa po rregullonte tankun.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!