Një indian udhëtoi gati 3000 kilometra vetëm për të blerë iPhone 14 në Dubai, vetëm disa orë para se të dilte në shitje në Indi. Dheeraj Palliyil fluturoi në Emiratet e Bashkuara Arabe për të qenë ndër pronarët e parë të iPhone 14 Pro, telefonit që sapo ka dalë në treg.
Ai shpenzoi 500 euro për biletën dhe 1 600 euro të tjera për telefonin e ri. 28 vjeçari shkoi në Dubai për herë të katërt për të blerë një iPhone të ri përpara të tjerëve në Indi. Ai shkoi për herë të parë atje në 2017 për të blerë një iPhone 8, më pas përsëriti udhëtimin e blerjeve në 2019 dhe 2021.
“Modelet e reja përgjithësisht mbërrijnë në Indi 10-15 ditë pasi ato dalin në treg globalisht. Megjithatë, këtë herë shitja filloi disa orë më vonë, por udhëtimi në Dubai për të marrë modelin e ri u bë rituali im”, tha ai.