Donnarumma: Nuk kam konflikt me Navasin, ne jemi miq

schedule13:59 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 13:59 - 4 Dhjetor, 2021

Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG-së,  mohoi çdo lloj konflikti me kolegun dhe shokun e skuadrës Keylor Navas:

“Ne jemi miq, gjithçka është mirë mes nesh. Keylor dhe unë jemi të bashkuar, si e gjithë dhoma e zhveshjes. Nuk ka konfliktin më të vogël, ne jemi dy djem të qetë dhe të respektueshëm. Ndodh që njerëzit flasin dhe fillojnë të imagjinojnë situata të çuditshme, por ato nuk korrespondojnë me realitetin”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!