Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Donnarumma ka akord me kampionët”, Milani merr lajmin e keq

schedule18:13 - 15 Tetor, 2020

schedule 18:13 - 15 Tetor, 2020

Gigio Donarumma është një çështje që shqetëson Milanin. Performancat e tij në fushë janë fantastike dhe 21-vjeçari është një siguri mes shtyllave. Problemi qëndron te kontrata, që përfundon në verën e ardhshme.

Portieri dëshiron të qëndrojë, është tifoz i kuqezinjve dhe ndodhet në qendër të projektit të ri të klubit italian. Gjithsesi, agjent ka një tip “të bezdisshëm” si Mino Raiola. Drejtuesit e Milanit po negociojnë prej kohësh për rinovimin e kontratës, por nuk është fare e lehtë të kënaqësh financiarisht Raiolën.

Ndërkohë, TodoFichajes raporton se Donnarumma do të bëhet lojtari i PSG në fund të sezonit. Rinovimi me klubin italian nuk do të ndodhë dhe në janar do të vijë zyrtarizimi i kalimit të titullarit të portës së Italisë në kryeqytetin francez. Sigurisht me parametra zero në fund të sezonit dhe si lojtar i lirë.

Kjo do të ishte një goditje e rëndë për Milanin, që nuk mund të humbasë në këtë mënyrë një lojtar të tillë. Maldini dhe Massara vazhdojnë bisedimet me Raiolën dhe, pavarësisht vështirësive të mëdha dhe kohës kundër, janë optimistë në lidhje me gjetjen e akordit të rinovimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!