Gigio Donnarumma ishte hero i Italisë mbrëmë, pasi priti penalltinë e Alvaro Morata dhe më pas Jorginho shënoi dhe “Axurrët” u kualifikuan në EURO 2020. Portieri, i cili pritet të transferohet te PSG, pas ndeshjes foli për atë që përjetoi dhe nuk di ta përshkruajë.
“Përjetova gjithçka në atë moment, nuk ishte lehtë. Me forcën e madhe të këtij grupi ia dolëm të shkojmë në finale. Është e pamundur të përshkruar se çfarë ndjej, dua ta shijoj këtë fitore me shokët e skuadrës dhe t’ia dedikoj fitoren Spinazzola. Ai na dërgoi një video para ndeshjes”.
“Ajo që ndodhi ishte e papërshkrueshme. Isha i qetë sepse e dija që mund ta ndihmoja skuadrën. Ekipi ishte fantastik, i falënderoj të gjithë, sikurse edhe tifozët në tribuna. Dhamë gjithçka dhe tani na duhet një hap i fundit për ta realizuar ëndrrën tonë”.
“Penalltitë? I kemi parë të gjithë me trajnerët tanë dhe pastaj ka edhe njëfarë instinkti. Pashë gjithçka gjatë ndeshjes dhe para penalltive. Sirigu më foli para gjuajtjes së tyre, por nuk mund ta them çfarë më tha. Ai është një djalë fantastik”.
“Spanja është shumë e fortë, por Italia ka zemër të madhe dhe nuk dorëzohet. E pamë të gjithë këtë, pasi vuajtëm deri në fund dhe ia dolëm të kualifikohemi. Spanja ka shumë merita që na shkaktoi kaq shumë probleme. Jam supersticioz dhe nuk flas për finalen. Nga nesër mund të flasim, për momentin le të festojmë”, tha Donnarumma për Rai Sport. / abcnews.al