Donin të zgjeronin familjen por u ndanë, Loredana dhe Mozzik rrëfehen në këngën e re

schedule19:32 - 24 Shtator, 2021

schedule 19:32 - 24 Shtator, 2021

Mozzik dhe Loredana konfirmuan se i kanë dhënë fund lidhjes vetëm pak kohë pasi u ribashkuan. Dyshja punuan për një album të përbashkët dhe deri më tani kanë publikuar disa këngë me videoklipe. Megjithëse, i ndanë rrugët sërish, ata janë shprehur se mbajnë një raport të mirë dhe për hir të vogëlushes së tyre, Hana.

Në mesnatë, ata publikuan këngën më të re që është gjithashtu pjesë e albumit. “Immer Wenn es regnet” (Sa herë që bie shi”) titullohet kënga e tyre e cila është shoqëruar edhe me videoklip ku dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Kënga është një pasqyrë e uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre që është bërë objekt bisede në media.

Në një pjesë, ata thonë se si do t’ja shpjegojnë këtë Hanës, ndërsa në një pjesë tjetër, Mozzik thotë se ka ardhur koha që Hana të bëhet me një vëlla. Për më tepër, Loredana ka publikuar këtë postim në Instagram ku shkroi: ‘Më fal’ duke e përcjellë me një emoji zemërthyer. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!