Vllaznia luan pas dy ditësh ndaj AEL Limassol në Qipro ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League. Qipriotët janë ekip mjaft i fortë dhe me më shumë eksperiencë në kompeticione europiane, por trajneri i tyre tregon shumë kujdes.
Dusan Kerkez në një prononcim për mediet vendase shprehet se do donte më shumë të ndeshej me Siroki Brijeg, të cilin Vllaznia e mundi me përmbysje (ndoshta prandaj nxituan të marrin biletat). Sipas trajnerit të qipriotëve, në këtë betejë nuk ka favorit.
“Ne jemi përgatitur shumë për ndeshjen me Vllazninë, do të kemi vetëm pak ndryshime. Në fakt po shpresoja që të luanim ndaj Siroki Brijeg, pasi kam luajtur me ta më herët. Vllaznia do të jetë shumë e vështirë. Ata luajnë me 10 mijë tifozë, prandaj nuk mund të ketë favorit”, tha Kerkez. /abcnews.al