Zlatan Ibrahimovic mund të kishte përfunduar te Bayern Munchen. Rekordmenët e Gjermanisë u interesuan për shërbimet e sulmuesit suedez kohë më parë, diçka që e zbulon Uli Hoeness për RTL Germany pas përfundimit të ndeshjes Gjermani-Islandë.
Ish-presidenti i klubit gjerman konfirmon interesimin që ekzistonte për një nga sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit. Tratativat u bllokuan në një moment për të mos u rinisur më kurrë. Shkaku? Pretendimet e mëdha financiare të Ibrahimovic.
“Zlatan është një futbollist madhështor, por kërkesat e tij në lidhje me rrogën sezonale ishin ‘hyjnore’. Në një moment, ne ishim të interesuar për ta sjellë në Bavari, por nuk i shkuam deri në fund atij operacioni“, deklaroi Uli Hoeness. /abcnews.al