Doni të udhëtoni jashtë vendit? Shtetet dhe të gjitha masat anti-covid që duhet të merrni

schedule12:13 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 12:13 - 28 Dhjetor, 2021

Ministria e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon ndryshimet të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/mex_21_4741#4

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ

Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti.  Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së:  https://reopen.europa.eu/en/

Për të mësuar më tepër, zgjidhni shtetin: (Duke klikuar këtu)

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!