Nëse doni të dini çdo informacion, çdo thashethem apo se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, mos lexoni më lajme, thjeshtë hipni në një taksi dhe vetë taksisti do ju informojë mbi gjithçka.
Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, ka sjellë këtë të martë përmes “Piranjës” Lediona Xheladinaj se çfarë ndodh nëpër Tiranë.
Lediona si një specialiste e vërtetë e infiltrimit, ka mësuar çdo gjë nga taksistët, sa kanë shkuar çmimet, pse e shesin trupin femrat, kush politikan bën dhe kush jo, por për më shumë edhe pse nuk duhet të punosh natë. /T.H/Abcnews.al/