Doni që buzëkuqi të zgjasë gjithë ditën? Ndiqni këto hapa të thjeshtë

schedule21:56 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 21:56 - 29 Dhjetor, 2021

Shumë gra as që mund ta imagjinojnë të largohen nga shtëpia pa vendosur buzëkuq. Ata mundohen të gjejnë një buzëkuq që do të zgjasë shumë dhe janë të gatshme të paguajnë një çmim të lartë për këtë. Për fat të mirë, ekzistojnë disa truke që mund të përdorni.

Një nga hapat e parë është kujdesi për buzët. Hidratimi është thelbësor, sidomos gjatë verës dhe dimrit. Më pas aplikoni fondatinë ose pudër të lëngshme para se të vendosni buzëkuqin në buzë. Në këtë mënyrë, buzëkuqi do të zgjasë më shumë.

Buzëkuqi i kuq, cila është nuanca e duhur për çdo lloj lëkure - Make up

Kini parasysh që të aplikoni një laps për buzët, i cili do të jetë në të njëjtën ngjyrë me buzëkuqin. Më pas, vendosni një copë letër mbi buzë dhe aplikoni edhe një shtresë me buzëkuq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!