Donfried: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, të krijohet asociacioni. Mirëpresim propozimin franko-gjerman

schedule16:32 - 10 Nëntor, 2022

schedule 16:32 - 10 Nëntor, 2022

Nga Erisa Zykaj

Gjatë një konferencë online me mediat, asistentja sekretare amerikane e shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfrind u shpreh mbi qëndrimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me tensionimin e situatës në Veri të Kosovës.

Sipas Karen Donfrind SHBA  janë tërësisht të angazhuara për monitorimin e situatës në Veri të Kosovës, konsiderojnë se mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë është dialogu Prishtinë-Beograd dhe mbështesin propozimin franko-gjerman për gjetjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme lidhur me njohjen reciproke për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë .

Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar nga ABC lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, Karen Donfrind u shpreh:

Lidhur me pyetjen tuaj specifike në Veri të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dakord me Bashkimin Europian, se zhvillimet e fundit janë një burim shqetësimi dhe po vendosin arritjet e deritanishme në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd në rrezik. Dalja e serbve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është një zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për ta përshkallëzuar më tej situatën në terren. Ne besojmë, se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të reduktuar tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Aksione dhe retorika që rrisin mundësinë për dhunë e ekspozojnë jetën e njerëzve të pafajshëm dhe trupave paqeruajtëse kundrejt një rreziku të panevojshëm”.

Sipas Donfrind, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë është angazhimi konsktruktiv në dialogun Prishtinë-Beograd.

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë firmosur gjatë dialogut, duke përfshirë dhe ngritjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Ne besojmë, se dialogu ka provuar që të jetë një mekanizëm i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ndaj, ne i kërkojmë palëve që të shfrytëzojnë tërësisht avantazhet e tij dhe të tregojnë angazhimin e tyre për një zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë të bazuar në njohen reciproke, që hap rrugën për integrimin europian. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim këtë dialog. Ne mirëpresim gjithashtu dhe propozimin franko-gjerman, pasi besojmë së është e rëndësishme të trajtojmë çështjen e Kosovës dhe Serbisë në një kudaër më të gjerë strategjik, sesa të vazhdojmë të fokusohemi te çështjet më të ngushta”, ka deklaruar Karen Donfrind.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!