Donfrid: Presim që sa më shpejt të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë

schedule15:14 - 28 Prill, 2022

schedule 15:14 - 28 Prill, 2022

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfrid,  preh dy ditësh ndodhet në Ballkanin Perëndimor ku po zhvillon takime me liderit kryesore dhe pritet që pasditen e sotme të jetë në Tiranë.

Donfrid në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe se vendi i ka kryer të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Union.

Ndër të tjera në fjalën e saj zyrtarja amerikane theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e vendit tonë dhe presin hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm aspiratat tuaja dhe dëshirojnë që sa më shpejt të jetë e mundur një konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju keni përfunduar detyra të vështira duke përmbushur reformat e nevojshme dhe meritoni të ecni përpara. E kemi thënë edhe më herët, e them dhe tani: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. Integrimi juaj do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë,” ka thënë Donfried./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!