Aleksia Peleshi ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram. Mes shumë pyetjesh, nuk kanë munguar dhe ato për Donaldin, pasi siç dihet ajo është në një lidhje me Romeon.
Njëri nga ndjekësit e Aleksia ka kritikuar aktorin duke e cilësuar si “tradhëtar”, referuar marrëdhënies së tij me Borën dhe Beatrix.
“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje është hipokrizia më e madhe”, është përgjigjur Aleksia, duke shkruar se kjo është hera e fundit që flet për këtë temë. /abcnews.al