“Donaldi dhe Trixa nuk vranë njeri, u bullizuan”, stilisti tregon gjendjen e këngëtares pas daljes nga BB VIP

schedule22:56 - 24 Janar, 2022

schedule 22:56 - 24 Janar, 2022

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani ka komentuar lidhjen e dashurisë mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Komentet e ashpra erdhën pasi Donaldi puthi Bora Zemanin brenda shtëpisë së Big Brother dhe i dhuroi varësen e tij për përvjetor.

Donaldi u kryqëzua se i dha shpresa moderatores ndërsa Trixa se ka ndërhyrë mes tyre. Por çfarë mendon Niko lidhur me këtë situatë? Në një intervistë për Top Albania Radio, stilisti i njohur është shprehur se paragjykimet dhe sulmet ndaj dyshes janë skandaloze dhe se njerëzit kanë kaluar në bullizëm.

Ai tha se ka komunikuar me Trixën duke thënë se është mirë por ka nevojë për kohën e saj. “Skandaloze, Donaldi dhe Triksa nuk vranë njeri, ata të dy ishin single. Ne jemi të tepërt, opinioni ynë është i tepërt. Shqiptari do të ndërhyjë kudo. Mendoj që e ekzagjeruan dhe kaloi në bullizëm online, u agravua situata.”, tha Niko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!