Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donald Tusk: Pavarësia e Polonisë rrezikohet nëse Ukraina kapitullon

schedule16:18 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 16:18 - 18 Dhjetor, 2025

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar të enjten se pavarësia e shtetit të tij do të rrezikohej, nëse Ukrainë do të detyrohej të kapitullonte.

Ai u ka thënë gazetarëve gjatë një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel lidhur me financimin e Ukrainës se udhëheqësit janë të angazhuar “në një proces shumë të vështirë” të përpjekjes për të arritur një marrëveshje, me një grup vendesh më kritike “teorikisht më të rrezikuara nga një lloj veprimi hakmarrës ose financiar nga Rusia”, e që është kryesisht Belgjika.

Ai thotë se ata po kërkojnë mënyra për t’i bërë të gjitha vendet të ndihen rehat me atë që po propozohet.

Por ai ka shtuar se edhe Polonia do të rrezikohej nëse Ukraina do të detyrohej të kapitullonte, si pasojë e mosveprimeve nga Evropa.

“Pavarësia polake do të ishte nën kërcënim nëse rezulton se si pasojë e vendimeve të dobëta ose mungesës së veprimit nga Evropa, Ukraina do të detyrohej të dorëzohet nga lufta”, ka deklaruar ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!