Donald Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s

schedule07:20 - 13 Nëntor, 2024

schedule 07:20 - 13 Nëntor, 2024

Donald Trump vazhdon përzgjedhjen e njerëzve në postet kyçe të administratës së tij. Presidenti i sapozgjedhur amerikan ka zgjedhur John Ratcliffe si drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

“Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit.

Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqe përmes fuqisë”, deklaroi 78-vjeçari.

Para se të emërohej nga Trump, Ratcliffe ka shërbyer si anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve nga Teksasi.

Si përfaqësues në komitetet e Drejtësisë dhe të Inteligjencës, Ratcliffe ishte një mbrojtës i fuqishëm i Trumpit.

Disa vëzhgues politikë e shihnin Ratcliffe si një kandidat të mundshëm për të shërbyer si Prokurori i Përgjithshëm i ardhshëm.

Ratcliffe do ta pasojë në këtë pozitë shefin e deritanishëm, William Burns.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!