Donald Trump: Xhorxh Bush ka frymëzuar breza të tërë amerikanësh

schedule10:42 - 1 Dhjetor, 2018

schedule 10:42 - 1 Dhjetor, 2018

Presidenti amerikan Donald Tramp u shpreh se Xhorxh Bush ka frymëzuar breza të tërë amerikanësh, ndërsa ish presidenti Klinton e falenderoi për miqësinë e tyre ndër vite. Kanë qenë të shumta mesazhet e politikanëve amerikanë për ndarjen nga jeta të Xhorxh Bush.

“Ka frymëzuar breza të tërë amerikanësh”. Në këtë mënyrë presidenti amerikan Donald Tramp, nga Buenos Aires ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e G20-s, shkruan për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bush. “Me gjykim të mirë. Dhe lidership të padiskutueshëm Bush drejtoi vendin tonë dhe botën drejt një përfundimi paqësor dhe fitimtar të luftës së ftohtë,” shkruan më tej në profilin e tij në Tuiter kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Amerika ka humbur një patriot dhe një shërbëtor modest. Edhe ish presidenti Obama ka zgjedhur profilin e tij në Tuiter për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bush. “Zemrat tona janë të rënda por plot mirënjohje. Mendimet tona janë me familjen Bush dhe me të gjithë ata që kanë frymëzuar nga shembulli i Xhorxh dhe Barbara Bush.

Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë Bill Klinton u shpreh se ai dhe bashkëshortja e tij Hilari falenderonin Bush për shërbimin e tij, dashurinë dhe miqësinë. “Jam i lumtur për çdo minutë që munda të kaloj me të dhe do të ruaj miqësinë tonë mes gjërave më të shtrenjta që jeta më ka dhënë,”u shpreh Klinton.
Ish guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger tha se të gjithë duhet të shohin në heshtje për një minutë qiellin dhe të falenderojnë për atë që u është dhënë. Ndërsa aktorja Goldi Houn, shumë e njohur në vitet ’80, e cilësoi Bush si një qënie njerëzore shumë të dashur dhe që nuk e ka fshehur asnjëherë të vërtetën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!