Donald Trump lëshon deklaratë për dialogun Kosovë-Serbi: Keni kapërcyer pengesa të mëdha

schedule17:21 - 11 Nëntor, 2021

schedule 17:21 - 11 Nëntor, 2021

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,  ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizitën e ish-të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë. Trump thotë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit ekonomik, raporton Gazeta Express.

Trump thotë se marrëveshjet e ndërmjetësuar nga administrata e tij janë historike dhe nuk duhet të braktisen.

“Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe Kosovës ka kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”, thotë Trump në deklaratën e publikuar nga Taylor Budoëich, drejtor për komunikim i Trump-it.


Më tej, presidenti i 45-të i SHBA-së thotë se Richard Grenell e vizitoi kufirin Kosovë – Serbi pikërisht për ta theksuar këtë marrëveshje. Ai thotë se normalizimi mes dy vendeve është i mundur, por shton se kjo kërkon përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur.

“Sot, i Dërguari im Ambasadori Rich Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”, thuhet në deklaratën e Donald Trump. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!