Donald Trump kundër Harley Davidson

schedule12:16 - 13 Gusht, 2018

schedule 12:16 - 13 Gusht, 2018

Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kritikuar ashpër kompaninë e motoçikletave Harley Davidson, pas vendimit të saj për të zhvendosur sektorin e prodhimit jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës si pasojë e rritjes së tarifave nga ana e Brukselit për disa prodhime amerikane që hyjnë në Europë.

Shumë pronarë të Harley Davidson kanë ndërmend të bojkotojnë kompaninë nëse ajo zhvendoset jashtë territorit amerikan. Në këtë mënyrë kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp komentoi në profilin e tij në Tuiter vendimin e kompanisë amerikane të motoçikletave për tu transferuar jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi për të vazhduar prodhimin jashtë vendit u mor pas tarifave të reja doganore të vendosura nga Brukseli për prodhime të ndryshme amerikane.
Pjesa më e madhe e kompanive, përfshirë dhe rivalët e Harli Davidson e mendojnë si mua shtoi Tramp duke shpjeguar se vendimi i Harley Davidson është një lëvizje e gabuar.

Dejtuesit e kompanisë në fund të muajit qershor u shprehën se po mendonin transferimin në Europë të pjesës së prodhimit të destinuar për atë treg. Një vendim për të shmangur rritjen e tarifave europiane nga 6 në 41 për qind për motoçikletat Harley-Davidson, në formë kundërpërgjigjeje ndaj administratës Tramp, e cila rriti tarifat për hekurin dhe aluminin që importohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa ditë më parë kompania hodhi në treg një model të ri motoçiklete me cilindër të vogël e destinuar opër tregun aziatik, dhe që do të prodhohet në Azi nga një partner europian i grupit. Gjatë prezantimit të rezultateve të tremujorit, kompania deklaroi se shitjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë dëmtuar nga pasojat e betejës doganore të ndërmarrë nga presidenti Tramp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!