Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donald Trump kritikon udhëheqësit evropianë: Janë liderë të dobët, nuk dinë çfarë të bëjnë!

schedule16:12 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 16:12 - 9 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish ashpër udhëheqësit europianë, duke i cilësuar “liderë të dobët” që, sipas tij, “nuk kanë asnjë plan dhe nuk dinë çfarë bëjnë” në raport me situatën në Ukrainë.

Në intervistën për Politico, Trump është shprehur se vendet e BE-së “po e menaxhojnë gabim konfliktin” dhe ka kërkuar që Ukraina të zhvillojë zgjedhje, duke argumentuar se në një kohë lufte “populli duhet të vendosë drejtimin e vendit”.

Sipas tij, europianët janë “të paaftë të marrin vendime strategjike”, ndërsa SHBA  sipas asaj që pretendon Trump “ka mbajtur mbi shpinë gjithë barrën e konfliktit”.

Në intervistën për POLITICO, Trump foli me ton nënçmues për aleatët tradicionalë të SHBA-së , pasi sipas tij ata kanë dështuar në kontrollin e migracionit dhe në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.

Sakaq ai theksoi se do të mbështeste kandidatët politikë evropianë të përafruar me vizionin e tij për kontinentin.

“Mendoj se janë të dobët”, tha Trump për udhëheqësit politikë të Evropës.

“Por mendoj gjithashtu se ata duan të jenë shumë politikisht korrektë. Mendoj se ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë”, tha Trump.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!