Teco ishte i pari që u largua nga Laçi, ndërkohë që sot është konfirmuar edhe një tjetër lëvizje në dalje. Mesfushori Donald Rapo është lojtari i radhës që largohet nga kurbinasit.
Pas një viti, mesfushori ka zgjidhur kontratën me Laçin dhe largohet me falënderime. “Nga sot nuk do jem më pjesë e ekipit të Laçit. Dua të falënderoj presidentin Pashk Laska, që ka qenë korrekte me mua që ditën e parë.
Dua të falenderoj edhe gjithë trajnerët dhe stafin që kam punuar. Edhe një falënderim të veçantë për gjithë çunat e ekipit që kalova një vit të bukur. I uroj sa më shumë suksese Laçit në vazhdim”, shkruan Rapo në rrjetet sociale. /abcnews.al