Donald Lu kujton “gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, tregon momentin prekës nga Shqipëria

schedule13:01 - 21 Mars, 2021

schedule 13:01 - 21 Mars, 2021

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ka dhënë mesazhin e tij për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Lu, i cili ka luajtur rolin kryesor për të vënë në jetë Reformën në Drejtësi, në mesazhin e tij të publikuar nga ambasada amerikane ka zgjedhur një moment prekës për të kujtuar vitet e tij të punës në vendin tonë, teksa ka publikuar një foto duke u përqafuar me një të moshuar.

Gjithashtu, Donald Lu e ka cilësuar si moment të rëndësishëm shërbimin si kryediplomat në Shqipëri, ndërsa ka risjellë edhe njëherë gjuetinë për peshqit e mëdhenj.

“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ambasadori Lu në postimin e tij në video.

Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Ambasada Amerikane ndërkohë thekson se “ne po festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”, ka deklarua Lu. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!