Kohët e fundit, Don Xhoni është përfolur për një lidhje të mundshme me modelen ruse, Ariana Lirey. Megjithëse, asnjëri prej tyre nuk i ka adresuar publikisht këto thashetheme, dedikimet romantike ndaj njëri-tjetrit tregojnë se po shijojnë një romancë.
Madje, modelja i është referuar vetes si Ariana Isufi ndërsa ka bërë dhe një tatuazh me portretin e reperit. Por duket se dyshja e ka çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër fazë pasi kanë bërë që ndjekësit të dyshojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Në një foto që ka publikuar së fundmi në instagram, modelja e quan veten si mama. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është komenti i reperit, ku shkruan: Nëna më e mirë ndërsa modelja ia ka kthyer “babai i ardhshëm”. Sidoqoftë, shumë besojnë se kjo mund të jetë një “strategji” për më shumë vëmendje. /abcnews.al