Barcelona u rikthye mbrëmë në fushën e blertë dhe fitoi pastër në fushën e Mallorca. Fitimi titullit kampion është një nga objektivat e skuadrës katalanase, që korri një fitore 0-4 jashtë fushe.
Jordi Alba është mësuar të dhurojë asiste, por përballë skuadrës ishullore gjeti golin, i dyti në kampionat për këtë sezon. Mbrojtësi i majtë vlerëson paraqitjen e shokëve të skuadrës dhe u ndal te ndërprerja e futbollit në komentin e bërë për Movistar.
“E kontrolluam ndeshjen, skuadra u paraqit mirë dhe Mallorca na rrezikoi shumë pak. Derisa shënuam golin e tretë nuk u ulëm ritmin, më pas u relaksuam disi.
Për mua personalisht, kjo periudhë pa futboll më ka shërbyer për të pushuar fizikisht dhe për të marrë veten në aspektin mental“, deklaron 31-vjeçari. /abcnews.al