Kampionati serb i futbollit ka një ekip kampion: Cverna Zvezda fitoi sot 0-5 kundër Rad Beograd dhe u shpall matematikisht kampione e këtij sezoni. Ivanic, Babic, Vukanovic, Degenek dhe Vukanovic sërish, ishin autorët e golave për Cverna Zvezdën.
Ky triumf i thellë, e çoi ekipin e drejtuar nga Dejan Stankovic në kuotën e 72 pikëve, plot 14 pikë më shumë se Partizan në vendin e dytë. Edhe nëse këta të fundit fitojnë ndeshjen e prapambetur, do ta çonin distancën në 11 pikë, por me vetëm 3 ndeshje të mbetura, matematika i dha titullin kampion Cverna Zvezdës.
Një titull që do të thotë shumë edhe për ish-mesfushorin e Interit Stankovic, që pasi ka fituar tituj kampionë si futbollistë, tani e provon dhe në rolin e trajnerit. Një sukses mëse i merituar i Cverna Zvezdës, që ka dominuar gjatë gjithë sezonit./abcnews.al
❗ZVEZDA JE ŠAMPION, SVE JE GOTOVO❗
??????????
??????????
????????????⚪ #fkcz pic.twitter.com/zUzxAAGZYI
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) May 29, 2020