Dominim kuqezi, tifozët e skuadrës greke zgjedhin dy shqiptarë si më të mirët

schedule11:59 - 1 Maj, 2020

schedule 11:59 - 1 Maj, 2020

Foto Strakosha dhe Arjan Beqaj janë dy emra të dashur për tifozët shqiptarë. Dy portierët mbrojtën gjatë portën e kombëtares shqiptare dhe vitet më të bukura të karrierës i zhvilluan në Greqi. 73 ndeshje me kuqezinjtë numëron Strakosha, teksa 44-vjeçari nga Prizreni e ka mbrojtur portën e kombëtares 43 herë.

Ionikos Nikeas është një klub për të cilin luajtën të dy. Strakosha ishte portieri i skuadrës gjatë viteve 1999-2002, ndërsa po tre sezone u aktivizua edhe Beqaj tek Ionikos (2003-2006). Tifozët e skuadrës greke kanë bërë një sondazh në këtë kohë pandemie për të zgjedhur futbollistin më të mirë të 20 viteve të fundit.

Në vend të parë është zgjedhur Arjan Beqaj. “Gardiani” dardan shkëlqeu te Ionikos me pritjet e tij dhe ka marrë 75% të votave, duke fituar bindshëm. Pas tij është renditur Foto Strakosha. Tifozet helenë nuk i kanë harruar performancat e tyre fantastike dhe kanë vlerësuar dy portieret shqiptarë. /abcnews.al