Dominim i Xhamajkës në 100 m/ Elaine Thompson “raketë”, vendos rekord olimpik

schedule17:46 - 31 Korrik, 2021

schedule 17:46 - 31 Korrik, 2021

Elaine Thompson Herah është konfirmuar atletja më e shpejtë në botë. 29-vjeçarja nga Xhamajka fitoi garën e 100 metrave për femrave në Lojërat Olimpike të Tokios. Medalje ari dhe koha 10.61 sekonda, duke vendosur rekord olimpik.

 

Dominim i Xhamajkës

Elaine fitoi medaljen e artë edhe në Rio 2016, teksa me garën fantastike të ditës së sotme, iu afrua shumë rekordit botëror, që vazhdon të mbahet nga amerikania Florence Grifitth (1988), veëm 0.12 sekonda me shpejtë.

Podi i garës së sotme të 100 metrave për femra në Tokyo 2020, ishte i mbushur me xhamajkanë. Në vend të dytë u rendit Shelly-Ann Fraser-Pryce (10”74), e cila u ndoq nga Shericka Jackson (10”76). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!