Dominim i vranësirave dhe intervale të shkurta me kthjellime, moti për sot

schedule07:10 - 4 Prill, 2023

schedule 07:10 - 4 Prill, 2023

Shqipëria

Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij pritet të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta. Por gjatë orëve të parë të ditës do të ketë dhe intervale të
shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave të cilat do gjenerojnë reshje të pakta kryesisht në zonat Jugore dhe Qëndrore do të jenë më të dukshme.
Në zonat malore do të vijojnë të jenë prezente reshjet e pakta të dëborës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke
u luhatur nga 0°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Dita e martë do të sjelli në Kosovë dobësim të sistemit të vranësirave dhe reshjeve. Por parashikohet që gjatë paradites herë pas here të ketë edhe intervale të shkurtra
me kthjellimenë Kosovë.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli dominim të vranësirave të shpeshta dhe reshje të pakta kryesisht në forëm dëbore. Mbrëmja dhe
nata vonë sjellin reshje dëbore në të gjithë territorin, por në sasira të pakta.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës në Maqedoni parashikohet të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Ndërsa në mesditë dhe gjatë orëve të mbrëmjes vranësira e shumta pritet të sjellin herë pas here reshje të pakta dëbore, ku më të dukshme od të jenë në zonat Lindore të vendit.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndrore do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë intervale me kthjellime dhe kalime të shpeshta të
vranësirave.

Pp ashtu Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Brigjet e Egjeut do të jenë në
mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu.

Gjithashtu vranësira të shpeshta do të ketë edhe në zonat Qëndrore të Ballkanit duke sjellë në zona të izoluara reshje të pakta shiu e dëbore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!