Raymond Domenech nuk ngurroi të ngacmonte pasi PSG eliminoi Atalantën në Champions League. Trajneri francez e kishte me Gan Piero Gasperinin dhe faktin që italianët i konsiderojnë si takticienë të mëdhenj.
“Bravo PSG-së për këtë emocion të madh dhe faleminderit Gasperinit për zëvendësimet në fund të ndeshjes. Falënderimi i shkon thjesht për të treguar se legjenda e trajnerëve italiane që janë takticienë të shkëlqyer, në këtë ndeshje mbetet thjesht një legjende. Tuchel pati më shumë sukses”, shkruante francezi në llogarinë e tij në “Twitter”.
Kjo nuk i ka pëlqyer italianit Marco Materazzi, mbrojtësit që i dha goditjen e fundit Francës në finalen e Botërorit 2006. Ish-mbrojtësi ka një pyetje për Domenech: “Mbi të gjitha na shpjego pse zëvendësove atë natë Vieira, Ribery dhe Henry. Mos po bëje tifozllëk për ne?”. I referohet pikërisht finales që Franca e humbi dhe me siguri trajneri ende nuk e ka harruar… /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CD_aWccAIbO/?utm_source=ig_web_copy_link