Domatet në Hyzgjokaj të Lushnjës shiten nën kosto

schedule16:26 - 4 Nëntor, 2017

schedule 16:26 - 4 Nëntor, 2017

Edhe këtë vit prodhimi po shitet nën kosto. Domatet e serave në Hyzgjokaj të Lushnjës tregtohen me 15 kg dhe fermerët thonë se nuk po nxjerrin as shpenzimet e farave. Ndërkohë që ata janë të detyruar të punojnë tokën si të vetmin burim jetese në fshat.

Familja e Reshit Rrasës ka 20 vjet qe kultivon domaten e serave ne Hyzgjokaj te Lushnjes.

Se bashku me gruan e tij, Anilen punojnë nga mëngjesi në mbrëmje për të shitur prodhimin e sezonit

Por çmimi i këtij viti është në nivelet minimale.

Per te fituar disa qindarka me teper , domatet i seleksionojnë.  Më të mëdhate shiten me 20 lekë kg ndërsa kokrrat e vogla shiten një arkë  200 lekë, e cila peshon 15 kg. Kjo pune kryhet për 8 orë.

Të kultivosh perime në sera, është mbijetesë për çdo familje në fshatrat e Lushnjës. Edhe kulturat e tjera kanë të njëjtën problematikë, shitjen nën kosto. Tregtarët u diktojnë çmimin prodhuesve.

Kultivimi i perimeve në sera është sektori më i vështirë i punës për familjet fermere. Tregtarët dalin gjithmonë më të fituar, sepse ata luajnë me çmimin, ndonëse shpenzimet më të mëdha janë të fermerëve. Për shumicën e tyre, prej 25 vitesh nuk është dhënë subvencion, mënyra e vetme për të stimuluar prodhimin./ ABC News

https://youtu.be/bipZtqrBkXQ