Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dolly Parton vaksinohet duke kënduar, jep mesazhin për qytetarët

schedule08:08 - 3 Mars, 2021

schedule 08:08 - 3 Mars, 2021

Ylli amerikan Dolly Parton është vaksinuar, ndërkohë që u ka bërë thirrje të tjerëve të ndjekin shembullin e saj.

Ajo zgjodhi të këndojë duke përcjellë kështu mesazhin e saj: “Vaksina, vaksina, vaksina, vaksina, unë po të lus ty, të lutem mos hezito. Vaksina, vaksina, vaksina, vaksina, pasi kur të vdisni, atëherë është vonë”.



Këngëtares 75-vjeçare iu injektua një vaksinë e zhvilluar nga Moderna, për të cilën ka financuar vetë dhe e mori në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tenesi.

Muzikantja fituese e Grammy tha se kishte pritur për vaksinimin e saj. Muajin e kaluar Parton i tha Associated Press se donte të priste derisa vaksinat të ishin më të disponueshme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!