Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e nje 80 vjeçari, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e tij
Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë.
Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.