Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dolën të dëmtuar nga fusha, mësohet gjendja e Barella dhe Calhanoglu

schedule15:35 - 27 Prill, 2023

schedule 15:35 - 27 Prill, 2023

Mbrëmjen e djeshme, në përballjen kundër Juventusit, Barella dhe Calhanoglu janë zëvendësuar në pjesën e dytë dhe janë larguar nga fusha me probleme muskulore.

Kjo gjë shfaqi një shqetësim të madh te Inzaghi dhe tifozët zikaltër, pasi në këtë fazë të fundit të kampionatit, Interi duhet të luajë me të gjithë forcat për të zënë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në stërvitjen e sotme të dy janë paraqitur normalisht dhe kanë zhvilluar seancat përkatëse. Mjekët gjithashtu kanë konfirmuar se për dy lojtarët ka vetëm një lodhje muskulore dhe asgjë më tepër, gjë që është normale për lojtarët që luajnë 2-3 ndeshje në javë.

Ky ishte një lajm tepër lehtësues për Inzaghin e për të gjithë tifozët e Interit, pasi të dielën do të ndeshe kundër Lazios./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!