Një familje shqiptare në Kretë të Greqisë po i kalon përmes tragjedisë festat e fundivitit, pasi babai dhe i biri vranë vëllain tjetër me thikë pas një sherri banal.
Mediat lokale raportojnë se babai, 55 vjeçar dhe i biri 24 vjeç qëlluan me thikë të vëllain 26-vjeçar pasi u grindën për zërin e muzikës që dilte nga lap topi.
Të dy ata janë paraqitur sot në gjykatë ku kanë kërkuar falje për krimin e kryer.
Fillimisht familja u përpoq të fshihte krimin e ndodhur pasi 26-vjeçari nuk kishte treguar se kush e qëlloi kur u paraqit në spital.
Por, ky i fundit ndërroi jetë dy ditë më vonë prej shtatë plagëve të marra duke bërë që policia të pyesë familjarët, të cilët zbuluan të vërtetën.
Sipas dëshmisë së siguruar nga policia, familje ishte grindur për shkak të zërit të lartë të muzikës që dilte nga lap topi. Sherri ka degjeneruar më pas në përplasje fizike dhe në fund, i riu 24 vjeçar kishte mbajtur vëllain e tij, ndërsa babai e qëlloi shtatë herë me thikë. Ai u shpreh para policisë se ishte duke u mbrojtur pasi i biri 26 vjeça ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Të dy ata janë akuzuar për vrasje dhe pritet që të përballen me drejtësinë. /abcnews.al