Dolën pa maskë në rrugë, mbi 7 mijë të arrestuar në Afrikën e Jugut brenda pak ditësh

schedule10:48 - 13 Janar, 2021

schedule 10:48 - 13 Janar, 2021

Policia e Afrikës së Jugut ka arrestuar më shumë se 7,000 persona që nga fundi i dhjetorit, pasi janë kapur pa maskë në publik, tha qeveria të mërkurën.

Maska u bë e detyrueshme në vend që në maj të vitit të kaluar, në të njëjtën kohë kur lehtësuan gradualisht kufizimet e lëvizjes të vendosura në mars për të ndaluar infeksionet e koronavirusit.

Një bllokim i pjesshëm u rivendos muajin e kaluar ndërsa pati shpërthime të reja të virusit, i nxitur nga një variant më i transmetueshëm.

Zyrtarët në atë kohë u zotuan të jenë më të rreptë në zbatimin e rregulloreve, të cilat përfshijnë ndalim të shitjes së alkoolit.

Në një deklaratë të raportuar nga AFP, ministri i policisë Bheki Cele të mërkurën tha se më shumë se 20,000 persona ishin arrestuar ose gjobitur që nga 29 dhjetori për shkelje të rregullave të reja, përfshirë 7,455 persona të ndaluar për mos mbajtjen e maskës.

Më shumë se 830 njerëz janë arrestuar gjithashtu për shitjen, shpërndarjen dhe transportimin e alkoolit.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kënaqen duke bërë këto arrestime,” tha Cele. “Sidoqoftë, oficerët … nuk kanë asnjë zgjedhje në interes të shpëtimit të jetës.”

Afrika e Jugut është shteti më i prekur nga pandemia në kontinent, me më shumë se 1.2 milion raste koronavirus dhe 34,000 vdekje të regjistruara deri më tani. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!