Masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë nxjerrë në rrugë rreth 600 qytetarë në Frankfurt në Gjermani.
Policia ka përdori ujë për të shpërndarë turmën pasi këta të fundit nuk pranuan të mbanin maska dhe distancë nga njëri-tjetri.
Politikanët thanë se heqja e masave të vendosura nuk do ishte e mundur në muajin nëntor për shkak se nevojitet frenimi i valës së dytë të pandemisë.
Autoritetet gjermane kanë mbyllur restorantet, ndërsa shkollat dhe dyqanet lejohen të punojnë. /mv.abcnews.al