Dolën krejtësisht të zhveshura në ballkonin e gradaceles, jepet dënimi për modelet në Dubai

schedule09:53 - 6 Prill, 2021

schedule 09:53 - 6 Prill, 2021

Një grup vajzash që pozonin krejtësisht të zhveshura në ballkonin e një gradacele në Dubai u filmuan në një video që bëri shpejt xhiron e internetit. Si pasojë ndodhen një sërë arrestimesh.

Sipas BBC, vajzat të cila ishin pjesë e një projekti modelingu, do të përballen me gjashtë muaj burg dhe një gjobë deri në 1,000 euro për imoralitet publik. Ligjet e vendit ndalojnë pirjen e alkoolit në publik pa leje ose puthje publike dhe ndarjen e përmbajtjes pornografike.

“Një sjellje e tillë e papranueshme”, tha policia, “nuk pasqyron vlerat dhe etikën e shoqërisë Emirate “.

Në fakt, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ligje të rrepta për shprehjen e lirë. Rastet e njerëzve të burgosur për komentet dhe videot e tyre në internet nuk janë të pazakonta, ndërsa kompanitë e mëdha shtetërore të telekomunikacionit bllokojnë qasjen në faqet e internetit pornografike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!