“Dolëm nga këneta”, Këlliçi: Kuvendi historik, sot konfirmohet opozita e re, i kemi shtrirë dorën çdo demokrati

schedule11:12 - 30 Prill, 2022

schedule 11:12 - 30 Prill, 2022

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se ky Kuvend ka shanset që të jetë historik.

 

Teksa theksoi se sot konfirmohet opozita e vërtetë, Këlliçi u shpreh se demokratët gjetën forcën për të ecur përpara, duke thënë të vërtetat e tyre.

Ky Kuvend i ka të gjitha shanset për t’u kthyer në një Kuvend historik. Duke bërë rezistencë e duke hedhur poshtë qëllimet për të mbajtur peng PD kam parë demokratët në këto muaj dhe në çdo qytet kam pasur mundësinë që të flas nga afër me ta. Është fakt që demokratët gjithnjë e më shumë e gjetën forcën për të ecur përpara, duke kundërshtuar e duke thënë të vërtetat e tyre.

Sa shpirt luftarak paskan pasur demokratët. Partinë nuk e bën as vula dhe as godina por sakrificat ideale, vokacioni dhe besimi në një kauzë. Kjo është PD. Ky Kuvend i ka të gjitha shanset të kthehet në një Kuvend historik. I vetmi ndryshim që kemi në dorë të bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë. Kjo rrugë do ta ndryshojë njëherë e mirë edhe Shqipërinë.

Ne jemi këtu me dorën shtrirë për këdo demokrat. Ky është vendimi i madh i këtij Kuvendi është opozita e re që konfirmohet sot në këtë sallë. Të kërkojmë një Shqipëri që vlerëson familjen. Duam një Shqipëri të drejtë me shanse dhe mundësi. Ne këtë ëndërr mund ta realizojmë do t’ja dalim dhe mund t’ja dalim. Ky kuvend sot është një fillim i ri një kapitull i ri. Ia dolëm ta çlirojmë PD nga një model shkatërrimtar. Ditët më të mira i kemi ende para nesh“, tha Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Komisionit Belind Këlliçi thirri emrat e anëtarëve duke marrë miratimin e pjesëmarrësve në sallë.

Përbërja e komisionit

Albana Vokshi

Edmond Spaho

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Këlliçi

Sekretariati teknik

Ledio Nuraj

Minushe Lazaj

Nada Daullja

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!